Loading…

Stambolli në alarm: Një tërmet si në Shqipëri mund t’u merrte jetën 30 mijë njerëzve

  • 22/09/2019 | 15:18

Stambolli në alarm: Një tërmet si në Shqipëri mund t’u merrte jetën 30 mijë njerëzve

Frika e një tërmeti është e madhe në Stamboll. Për ekspertët, nuk shtrohet pyetja nëse një tërmet shkatërrimtar do ta godasë qytetin më të madh të Turqisë, por kur do të ndodhë kjo, trnasmeton Gazeta Metro.


Dhe Stambolli me 15 milionë banorë, sic thonë ata, nuk do të jetë gati për një goditje të tillë. 17 gushtin e vitit 1999, një tërmet me magnitudë 7.4 magnitude shkundi rajonin e Marmarasë për 45 sekonda.

Mbi 18.000 njerëz u vranë, 50 mijë u plagosën e 300.000 mbetën të pastrehë. Tërmeti i Izmitit dhe ai që e pasoi tre muaj më vonë në qytetin e Duzce-s ku vdiqën rreth 900 vetë, nxorën në pah një problem që duket se e mundon ende Turqinë: standardin e ulët të ndërtimeve dhe përgatitje e dobët të ekipeve të emergjencës.

Rregullat janë bërë më të ashpra që prej atëherë, e është krijuar dhe një organizëm për reagimin ndaj fatkeqësive natyrore, AFAD. E megjithatë, 20 vjet pas tërmetit të Marmarasë, kritikët thonë se përgatitet për një goditje gjigande të së njëjtës natyre, janë krejtësisht të papërshtatshme.
Marco Bohnhoff, sizmiolog në qendrën gjermane kërkimore të gjeoshkencave në Potsdam, thotë se shanset që një tërmet i fuqishëm të godasë nën shtratin e detit të Marmarasë, pranë brigjeve të Stambolli, janë shumë të mëdha.

Ka rreth 1.6 milionë ndërtesa në Stamboll, gati gjysma e të cilave janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i janë bërë shërbimet e nevojshme të mirëmbajtjes. Sipas parashikimeve të AFAD, një tërmet i fuqishëm në Stamboll do të merrte 30 mijë jetë njerëzish e do të linte pas 2.6 million të pastrehë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë