Loading…

Stafi i Trump flet për Kosovën

  • 12/11/2016 | 21:23

Stafi i Trump flet për Kosovën

Politika amerikane karshi Kosovës nuk pritet të ndryshojë pavarësisht ardhjes në pushtet të Donald Trump i cili ka lënë të nënkuptohet se do të ketë raporte të mira me Rusinë.

Dje në një konferencë me gazetarë të stafit të Trump, një gazetar rus ka pyetur se cila do të jetë çasja amerikane karshi Kosovës. Dhe përgjigja e njërit prej këshilltarëve të Trump ka lënë të nënkuptohet se politika e jashtme amerikane gjatë katër viteve të ardhshme nuk është se do ta ketë Kosovën në krye të agjendës, transmeton gazetametro.net.

“Çeshtja e Kosoves do të trajtohet ashtu siç është trajtuar deri tash. Do ti ndihmojmë ata të vendosin për veten e tyre për të ardhmen. Ne kemi probleme më të mëdha për tu marrë nëpër botë”, ka qenë përgjigja e këshilltarit të Trump në pyetjen e gazetarit rus, në konferencën që ka zgjatur rreth tre orë e gjysmë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë