Loading…

Stacioni meteorologjik në Ferizaj bllokohet nga bora (Foto)

  • 06/01/2017 | 22:25

Stacioni meteorologjik në Ferizaj bllokohet nga bora (Foto)

Stacioni meteorologjik i Ferizajt është bllokuar nga reshjet e mëdha të borës, që kanë arritur nivele të larta, duke shkaktuar vështirësi. Kështu ka bërë të ditur Besim Aliu, i cili punon në këtë institut.


Për gazetametro.net, Aliu tha se ka mbetur i bllokuar në ndërtesën e stacionit meteorologjik në Ferizaj që nga ora 6 e mëngjesit për plot 17 orë. Për pastrimin e borës dhe lirimin e rrugës, Aliu ka kërkuar ndihmën e autoriteteve komunale, por sipas tij, edhe pse të kontaktuar gjatë gjithë ditës, ata nuk janë vënë në gatishmëri të institucionit ku ai punon.

15879378_10154229502906453_800113364_n

“I kam kontaktuar disa herë por, edhe pse nuk më refuzuan për të komunikuar, nuk erdhën fare”, tha Aliu. “Vetëm premtime boshe”, shtoi ai.

15879583_10154229502401453_1342268026_n

Një ditë më parë, vet Aliu kishte publikuar një fotografi në rrjete sociale, ku kishte treguar se trashësia e borës në Stacionin meteorologjik të Ferizajt kishte mbërritur në 34 centimetra.

Rreth orës 22:30 të së premtes, zyrtarja për informim në Komunën e Ferizajt bëri të ditur për gazetametro.net se ekipet e pastrimit nga komuna e Ferizajt kanë larguar borën duke hapur kështu rrugën të cilën e shfrytëzon Stacioni meteorologjik i Ferizajt. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë