Sasha Rashiq, ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se bojkoti që Lista Serbe po ua bën institucioneve të Kosovës, nuk është asgjë e re.
Sipas tij, kjo duhet të mos bëhet rutinë sepse kështu nuk arrihet asgjë.
Këtë deklaratë Rashiq e ka dhënë në një debatin, “Bojkoti i komunitetit serb: Dialog apo tensione?”, që po mbahet në Prishtinë, ku po ashtu ka deklaruar se serbët e Kosovës, janë të kufizuar edhe nga Prishtina edhe nga Beogradi.
Rashiq ndër të tjerash, tha se serbët nuk duhet të merren me statusin e Kosovës, por vetëm me problemet që i kanë si pakicë brenda shtetit, raporton Klan Kosova.