Loading…

Sqarim nga Ministria e Brendshme, nëse Gjermania do të njohë patentshoferët e Kosovës

  • 25/08/2018 | 20:37

Sqarim nga Ministria e Brendshme, nëse Gjermania do të njohë patentshoferët e Kosovës

Ministria e Brendshme ka reaguar me një sqarim në lidhje me njohjen apo jo të patentshoeferëve të Kosovës.


Ministria e Brendshme thotë se Ministri i Brendshëm është keqcituar nga disa medie të Kosovës, transmeton gazetametro.net

Sqarimi i Ministrisë së Brendshme bën të ditur se Ministria e Brendshme në bashkëpunim me ambasadën në Berlin ka inicuar procedurat për njohjen e patentshofërëve nga Gjermania, por se ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Sqarimi i Ministrisë:

Sqarojmë opinionin në lidhje me keqcitimin e ministrit të Brendshëm të Maqedonisë, nga disa portale të Kosovës.

Deklarata e ministrit maqedonas për ALSAT-M thotë: Republika e Maqedonisë është afër arritjes së marrëveshjes me Kosovën dhe Gjermaninë sa i përket njohjes reciproke të patentshoferëve. MPB ju bënë të ditur se me Republikën e Maqedonisë është në fazën e fundit dhe shumë shpejt pritet nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen reciproke të patentshoferëve.

Ndërsa me Republikën Federale të Gjermanisë, MPB në bashkëpunim më Ambasadën e Kosovës në Berlin ka inicuar procedurën por ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Prioritet i ministrit Bejtush Gashi dhe MPB-së është njohja e patentshoferëve jo vetëm nga Repubika Federale e Gjermanisë por edhe nga shtetet tjera të BE-së me të cilat synojmë të nënshkruajmë marrëveshje bilaterale. Arritja e çdo marrëveshje me njërin nga këto shtete do të njoftohet menjëherë opinoni. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë