Loading…

Spiuni që punoi me nazistët, e edhe mefamiljen Kennedy

  • 03/05/2017 | 22:58

Spiuni që punoi me nazistët, e edhe mefamiljen Kennedy

Koloneli Fritz Duquesne i ka pasur vetëm 12 vjet kur për herë të parë i mori jetën një njeriu tjetër. Në vitin 1877 ai ishte kthyer nga Afrika e Jugurt, dhe e gjithë kjo storie kishte ndodhur në fermën e prindërve të tij.


Babai i tij ishte me origjinë holandezë dhe ishte pronarë i një dyqani të vogël. Kur një klient i dyqanit të tyre ishte bërë i dhunshëm ndaj nënës së tij, Fritz e kishte therur atë me shtizë, shkruan gazetametro.net.

Menjëherë pas këtij “aksidenti” Fritz shkoi në Angli për t’u arsimuar, por mësimi i tij u ndërpre shumë shpejt nga një luftë brutale në mes holandezëve që jetonin në Britani dhe Britanikëve. Fritz emri i vërtetë i të cilit ishte Frederic Joubert Duquesne, u kthye në vendin e tij dhe filloi të luftone kundër ushtarëve britanik. Gjatë luftës ai kishte përparuar shumë kështu duke arritur titullin e kapitenit. Në të njejtën kohë disa herë është kapur, por kishte arritur të ikë nga britanikët. Ai ishte aq i suksesshëm sa britanikët u detyruan të punësojnë një “vrasës me pagesë” amerikan me emrin Frederick Russell Burnham vetëm për të vrarë Fritz’in.

“Shumë është shkruar për Duquesne’n, dhe shumica e gjërave janë të pakuptimta. Arritjet e tij të vëerteta janë aq brutale dhe të pabesueshme”, shkroi Burnham në autobiografinë e tij.

Vetëm njëherë në jetën e tij Fritz është kthyer në vendlindjen e tij dhe e ka parë se ç u kishin bërë familjes së tij britanikët, kështu duke u djegur fermën, motrën e tij e kishin dhunuar dhe e kishin vrarë, axhën e tij dhe nënën e tij i kishin vrarë. Fritz u zotua për hakmarrje ndaj komandantit të ushtrisë britanike të Afrikës së Jugut.

Shumë shpejtë Fritz u kap prap nga britanikët dhe u dërgua në ishujt e Karaibeve, në mënyrë që të siguroheshin se ai nuk do të arratisej më dhe të kthehej në frontin e luftës. Fritzin as kjo nuk mundi ta ndalojë, dhe në një kohë relativisht shumë të shkurtë ai kishte arritur të arratisej në Neë York, me ç’rast kishte hyre edhe në punë në mbledhjen e borxheve të New York Herald’it. Kurse në vitin 1906 ai u bë redaktorë i botimeve javore në Herald.

Disa vite më vonë, filloi lufta e parë botërore. Urrejtja e Fritz’it ndaj britanikëve ende dhe gjithmonë ishte prezente. Me këtë rast ai kontaktoi konsullatën më të afërt gjermane dhe filloi karrierën e tij të spiunazhit.

Ai u transferua në Amerikën e Jugurt, ku mbajti fjalime anti-gjermane, por në realitet ka bashkëpunuar me inteligjencën gjermane. Në Mbretërinë e Bashkuar, dërgoi mostra të mineraleve dhe fara të lules orkide, gjë që në realitet ishin paketa të ngarkuara me eksploziv. Më vonë, ai kishte pranuar se kishte fundosur 22 anije britanike, të paktën! Britanikët vunë një çmim për kokën e tij dhe Fritz vendosi që të falsifikonte vdekjen e tij.

Ai u zhvendos në Holandë dhe inteligjenca gjermane i caktoi një detyrë të re. Lord Kitchener së shpejti do të udhëtonte në një konferencë me rusët, dhe Fritz duhej të shtirej se ishte fisnik rus në mënyrë që të bashkohej në ekspeditë. Më 5 qershor të 1916, luftanija Hampshire lundroi në Rusi dhe në mesin e udhëtarëve ishin Kitchener dhe Duquesne. Vetëm një orë pas largimit ndodhi një shpërthim dhe kështu u vranë 600 marinarë dhe pasagjerë të tjerë në ujërat e ftohta të Detit të Veriut.

Fritz pastaj u kthye në New York, me ç’rast u arrestua nga policia si i dyshuari kryesorë për shpërthimin në anije. Megjithatë, është e vështirë që Fritz të mbahet prapa hekurave. Ai u shtir si i sëmurë mental dhe e mbyllën në spital ku pastaj ai iku në Boston.

Pastaj, Fritz bëri një identitet të ri dhe filloi të punojë për Joseph P. Kennedy, babai i presidentit amerikan John F. Kennedy. Për shumë vite me radhë ai kishte punuar me emrin e rremë Frank de Trafford Craven dhe askush nuk dyshonte se pas fytyrës së tij fshihej një luftëtar dhe spiun i madh!

Fillimi i fundit ka ndodhur në vitin 1937, kur Fritz filloi të bashkëpunojë me shërbimin nazist të inteligjencës. Ai u dërgoi atyre informacione pak a shumë të pavlefshme, mirëpo prapë se prapë nazistët ishin ambicioz dhe kishin nevojë për dikë i cili dinte të menaxhonte rrjetin e spiunëve në Amerikë. Ata besonin se kishin gjetur njeriun e duhur, veteranin e luftës William Sebold, i cili luftoi në ushtrinë gjermane në Luftën e parë botërore, dhe Fritz e vizitoi atë duke e kërcënuar se do t’i vriste familjen në rast se nuk pranon të bëhej spiun i gjermanëve. Sebold “pranoi ofertën” dhe në momentin e parë shkoi drejtë e tek autoritetet amerikane dhe u tregoi se çka kishte ndodhur krejt.

FBI, vendosi qe Sebold tani me ermin e ri Heri të ju ndihmojë për kapjen e sipunëve të nazistëve. Në vitin 1941, arritën të kapin 33 spiunë nazistë në mesin e tyre edhe Fritz i cili më vonë u dënua me 18 vite burg. Ai shërbeu dy të tretat e dënimit të tij. Vdiq më 24 maj 1956 në një shtëpi pleqsh në New York. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë