Loading…

Spitali ku qëndroi ish kryeministri Mustafa, njofton për gjendjen shëndetësore të tij

  • 15/01/2018 | 16:07

Spitali ku qëndroi ish kryeministri Mustafa, njofton për gjendjen shëndetësore të tij

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të trajtohet pas komplikimeve shëndetësore që ka pasur në javën e fundit.


Para se të merrte rrugë jashtë vendit, Mustafa ka qenë i shtrirë në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Ky spital se fundmi ka dhënë disa informacione lidhur me gjendjen shëndetësore të kryetarit të LDK-së, gjatë kohës sa ka qenë i hospitalizuar.

“Ai në spital është paraqitur për shkak të simptomave të lodhjes, plogështisë gripale dhe dobësisë së gjymtyrëve. Pas procedurave përkatëse diagnostike, është arritur te diagnostikohet dhe të trajtohet me terapinë përkatëse specifike që jepet për këtë rast”, thuhet në njoftim.

“Gjatë qëndrimit në spitalin tonë, është arritur stabilizimi dhe më pas ka filluar përmirësimi gradual i gjendjes së tij shëndetësore. Për shkak të nevojës së terapisë dhe rehabilitimit fizikal të vazhdueshëm, z. Mustafa sot është transferuar jashtë vendit në një qendër të specializuar rehabilituese”, thuhet më tej aty.

Ndryshe, ish-kryeministri i Kosovës, është dërguar sot në Stuttgart të Gjermanisë ku do të shtrihet në njërin prej spitaleve në këtë qytet për t’u kuruar pas paraqitjes së një problemi shëndetësor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë