Loading…

Spitali i Pejës tregon se kush ishte mjeku që trajtoi 6 vjeçarin: Ky i fundit e bën lëmsh me deklarata

  • 19/04/2019 | 10:23

Spitali i Pejës tregon se kush ishte mjeku që trajtoi 6 vjeçarin: Ky i fundit e bën lëmsh me deklarata

Për rastin e 6 vjeçarit Arbër Berisha, Spitali i Pejës po i ik përgjegjësisë në të gjitha mënyrat. Gazeta  Metro ka tentuar të marrë informacione duke filluar nga Shefi i Repartit të Pediatrisë, pastaj Shefi i Infektivës dhe krejt në fund nga mjeku kujdestar që u mor me rastin derisa ishte dërgu në QKUK, por të njëjtin nuk dhanë asnjë informatë përveçse tentuan të i ikin përgjegjësisë duke thënë se gazetarët s’janë Polici Hetuese dhe nuk kanë obligim t’u japin informacione.


Gazeta Metro fillimisht ka telefonuar në repartin e Pediatrisë, ku thanë se aty  u trajtua vetëm një natë, për t’u përcjellur në Klinikën e Infektivës të nesërmen në mëngjes.

Shefi i Repartit të Pediatrisë duke folur për Gazetën Metro tha se mjeku kujdestar në këtë repart ka kërkuar që 6 vjeçari Arbër Berisha të drejtohet në Klinikën Infektive, pasi i njëjti kishte diagnozën  për atë repart

‘Është trajtu në repartin infektiv. Por në pediatri ka qenë një natë përpara, mjeku kujdestar i ka thënë me u drejtu te infektologu se diagnoza ka qenë e tillë mëngjes, atje u trajtu gjatë ditës u keqësu masandej u tranferu në QKUK, krejt ka qenë në regull’, tha shefi i Pediatrisë në Pejë.

Tutje, Gazeta Metro telefonoio shefin e repartit të Infektivës, poashtu në Pejë, Zenel Shatri, i cili nuk pranoi të flaës duke thënë se nuk e ka parë pacientin dhe ne që e kontaktuam, nuk jemi Polici Hetuese dhe nuk kanë obligim të japi informacione.

‘Ju gazetarët nuk i dini rregullat. Po qe po jau tregoj. Na gazetarëve nuk e kemi obligim me ju jap informata, e dyta nuk jeni Polici Hetuese. Për këtë përgjigje flet mjeku që u marr me këtë rast dhe e ka trajtu. Unë pacientin se kam pa fare. Nuk e kam pa as nuk e kam trajtu’, tha shefi i repartit të Infektivës, Zenel Shatri.

Në ndërkohë, nga ky Spital Gazeta Metro mësoi se mjeku kujdestar në Infektivë i cili dhe përcolli për në QKUK 6 vjeçari pas gjendjes së rëndë, ishte Halil Komani.

Por ky i fundit mundohet të i ik përgjegjësisë duke thënë se nuk ka qenë mjek kujdestar kur 6 vjeçari ishte i shtrirë aty, ndërsa pastaj thotë ishte pikërisht ai që e rekomandoi dërgimin e pacientit në QKUK.

Gazeta Metro tentoi ta marrë një përgjgije edhe për gjendjen që pacienti pati derisa po qëndronte në atë repart dhe derisa u nis për QKUK, por ai nuk dha asnjë informatë.

‘Jojo unë nuk kam qenë mjek kujdestar. Unë e kam pranuar prej 1 në 2 deri n16:00 kur është përcjell për atje. Nuk jepi informata tjera përmes telefoni’, tha ai.

Ndryshe, Arbër Berisha, 6 vjeç, nga Peja ka vdekur dy ditë më parë në Klinikën Infektive të QKUK’së, pas një sulmi në tru, për të cilin mjekët ‘’nuk ishin në dijeni’’ deri vonë, e thanë se do t’i kalojë shumë shpejt.

Familjarët kanë akuzuar mjekët dhe kanë treguar se 6 vjeçari nuk ka pasur me çfarë të tansportohej në QKUK, pasi në Pejë mungonte shoferi i autoambulancës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë