Sekretari i Shtetit Amerikan Marco Rubio i ka shtuar vetes edhe një vend pune në listën e shumë posteve që ka në portofolin e tij, transmeton Gazeta Metro.
Ishte zëvendës shefi i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë Dan Scavino që e postoi në X një xhirim ku Rubio shihet te tavolina e DJ në një aheng familjar duke ngacmuar ca zyrtarin e lartë me shaka.
Rubio që në vazhdimësi i referohen si “Sekretari për të gjitha” mban shumë poste në administratën Trump, ku shërben si sekretar i shtetit, këshilltari për siguri kombëtare dhe kryearkivisti i Arkivit Kombëtar në SHBA.
Rubio është një prej yjeve të kësaj adminsitrate dhe përflitet si kandidat i mundshëm për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale më 2028’në./gazetametro.net
MOMENTS AGO, BEHIND THE SCENES—Our Great Secretary of State @MarcoRubio DJ’s weddings too! Here he is in action tonight at a family wedding…
Let’s goooooo!!! pic.twitter.com/P8o79iwmZG
— Dan Scavino Jr. (@DanScavino) May 3, 2026