Loading…

‘Spiegel’ feston 70 vjetorin, Kosova disa herë pjesë e ballinës (Foto)

  • 04/01/2017 | 15:30

‘Spiegel’ feston 70 vjetorin, Kosova disa herë pjesë e ballinës (Foto)

Revista e njohur gjermane “Der Spiegel” mbush 70 vjeç më 4 janar – një udhëtim në vite nëpër kryetitujt e kësaj gazete na tregon se në vitin 1999 Kosova ishte disa herë në fokus të ballinës së revistës. 


Bomba, Terror, Dëbime – Ku të çon kjo luftë?

Në numrin e 5 Prillit 1999, revista “Spiegel” i kushton vëmendje kryesore luftës në Kosovë. Mjaft analiza gazetareske, por edhe një intervistë me Ibrahim Rugovën, ku ai thekson se shpresa e Millosheviçit janë përçarjet brenda perëndimit.

Kosova – Luftë kundër vrasjes – Frika nga zgjerimi i konfliktit

36974677_303

Në numrin e marsit 1999, revista “Spiegel” shkruan se konflikti i Kosovës mund të transmentohet edhe në Gjermani. Ambasadori jugosllav i atërhershëm, Zoran Jeremiç citohet: “Kemi në Gjermani 800.000 serbë, kjo me sa duket nuk dihet aq mirë.” Më vonë ai tha se ky nuk ishte kërcënim.

Protokoll i tmerrit – Çfarë po ndodh vërtet në Kosovë?

36986231_303

Kancelari Schröder për Kosovën: “Marrim pjesë në këtë luftë për të ndalur vrasjet e dëbimin.” Revista “Spiegel” sjell informacione të dëshmitarëve okularë për krimet serbe në Kosovë, por shkruan edhe për valët e refugjatëve në Maqedoni e Shqipëri, si edhe ofron një analizë për armiqësinë e vjetër shqiptaro-serbe.

Kosovë – Paqja? – Çmimi, Rreziku, Pasojat

36974888_303

Në një numër të qershorit 1999, “Spiegel” i kushton sërish vëmendje luftës në Kosovë. Europianët festojnë suksesin e diplomacisë, Amerika kërkon prova të ndryshimit të qëndrimit të Millosheviçit, ndërsa kur të vendosen 50.000 trupat e paqes, do të kthehen edhe refugjatët e Kosovës, vëren “Spiegel”.

Rrezik serioz – Paqja Ndërhyrja ushtarake

36976772_303

Në numrin e 14 qershorit 1999 “Spiegel i kushton sërish faqen kryesore Kosovës, ku në fokus është rindërtimi i vendit, por nënvizohet edhe barra që mbart paqja në vetvete. Vendimi i OKB-së hapi një shteg të rrezikshëm për paqen në Ballkan. Serbia e ka humbur Kosovën, shkruan “Spiegel”.

Finale në Beograd – “Sot ne bëjmë histori”

36974982_303

Në 10 tetor 2000, “Spiegel” i kushton vëmendje zhvillimeve në Beograd, kur opozita merr pushtetin. “Sot ne bëjmë histori”, tha Vojislav Koshtunica. Millosheviçi kapitullon, por Serbia ka ende rrugë përpara për t’i afruar Europës.

Jugosllavia pas Titos – Kriza tjetër botërore

36974964_303

36974964_303“Spiegel”-i 21 janarit 1980 i kushtohet zhvillimeve në Jugosllavi. “Kriza tjetër botërore” – tingëllon sot si një parashikim i saktë i zhvillimeve që pasuan fundin e shekullit të 20-të në rajon. Tito nuk i zgjidhi dot problemet e vazhdueshme të federatës jugosllave. Nacionalizmi mbetet rrezik. Tito tentoi një utopi socialiste, të cilën askush më parë nuk e kishte provuar, shkruan “Spiegel”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë