Loading…

Spekulon Vulin: Ushtria e Kosovës krijohet për të kërcënuar Serbinë e serbët

  • 18/10/2018 | 18:25

Spekulon Vulin: Ushtria e Kosovës krijohet për të kërcënuar Serbinë e serbët

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë sot se “e ashtuquajtura Ushtri e Kosovës”, është ushtri e cila krijohet për të kërcënuar Serbinë e serbët, transmeton gazetametro.net.

“Deri sa të jetë në fuqi Rezoluta 1244 në Kosovë nuk mund të ketë kurrëfarë force tjetër të armatosur pos KFOR-it. ‘Ushtria e Kosovës’ në të cilën nuk ka serbë dhe kundër të cilës janë edhe serbët edhe Serbua është ushtri e cila krijohet për t’i kërcënuar Serbinë e serbët”, ka thënë Vulin sipas medieve serbe.

Sipas tij, ato armë po u jepkan terroristëve, e jo ushtarëve të rregullt të një shteti sovran:

“T’ia japish në duar terroristëve armatimin e rëndë është kërcënim për paqen dhe rast që të përsëriten krimet e tyre”, ka thënë Vulin me rastin e miratimit të tri projektligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri.

Vlen të përkujtohet se sot, gjatë debatit në Parlamentin e Kosovës është përmenduar se Kosovës i nevojitet ushtria për mbrojtje nga fqinji i saj veriore, ndërsa se ajo krijohet kundër serbëve – këtë vetëm Vulin mund ta imagjinojë./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë