Loading…

Spekulon ‘Politika’: ‘Shkrepëtima e Ballkanit Perëndimor’ përgatitje për veriun e Kosovës

  • 04/04/2019 | 11:18

Spekulon ‘Politika’: ‘Shkrepëtima e Ballkanit Perëndimor’ përgatitje për veriun e Kosovës

Një trajnim i policive speciale të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, në të cilin ato kanë demonstruar aftësitë e tyre operative për intervenim në parandalimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe vërejtjen e Ambasadës britanike në Kosovë drejtuar qytetarëve të vetë që të mos udhëtojnë në veri të Kosovës, i ka shërbyer gazetës serbe ‘Politika’ që të spekulojë se po përgatitet ndërhyrje në veri të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

“Tërë këtë duhet ta marrim si kërcënim serioz dhe ata po përgatisin njëlloj ‘Stuhie’ në veri të Kosovës. Ata nuk po e fshehin se është fjala për një ushtrim kundër popullit serb madje edhe me emrin na dërgojnë porosi të qartë se çka kanë qëllim”, ka thënë ish oficeri i shërbimit të kundërzbulimit Ljuban Karan, duke e ndërlidhur fjalën ‘shkrepëtimë’ me “Stuhi”, operacion i ushtrirë kroate kundër serbëve të Kninit.

Duke i vlerësuar sinjalet si ‘shumë alarmante’, Karan thotë se intervenimin në veri do ta kenë më të komplikjuar, nëse shërbimet serbe të sigurisë e zbulojnë me kohë se çfarë po përgatitet.

Ish shefi i shërbimit serb të inteligjencës, BIA, Andrija Savic, sipas gazetës, këto ushtrime i vë në një kontekst gjeoplitik, sidomos pas ndryshimeve politike në Maqedoninë Veriore dhe pas hyrjes së Malit të Zi në NATO. Ai mendon se ushtrimet janë vetëm një inercion sipas të cilit zhvillohen gjërat në regjion, e cila don ta marrë nën kontroll këtë regjion dhe duhet pasur parasysh se Perëndimi insiston të heqë Rusinë nga këto hapësira. Ky ushtrim është veprim rutinor i planit makrostrategjik të Perëndimit”, ka thënë Savic.

Ai po ashtu ka thënë se kumtesën britanike duhet parë si indikator të mundësisë që të ndodhin gjëra të padëshiruar në veri të Kosovës. Sipas tij, shthurja e raporteve mes Beogradit e Prishtinës ‘më së paku varet nga shqiptarët e Kosovës, sepse ata janë instrument i vullnetit amerikan’ dhe se ‘politika shtetërore serbe duhet t’i marrë në shqyrtim të gjitha mundësitë”, ndërsa sektori i sigurisë ‘duhet të jetë i përgatitur për të gjitha rrethanat’./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë