Loading…

Spekulojnë mediet serbe: Kreu i Interpolit i ndarë rreth Kosovës

  • 03/11/2018 | 09:46

Spekulojnë mediet serbe: Kreu i Interpolit i ndarë rreth Kosovës

Beogradi në dy javët e ardhshme do të shtojë aksionin diplomatik, me të cilin anëtareve të Interpolit do t’ua paraqesë qëndrimin e Serbisë dhe, sipas tyre, pasojat e pranimit të mundshëm të Kosovës

Çështja e Kosovës i ka ndarë anëtaret e Komitetit ekzekutiv të Interpolit, të cilat për herë të parë nuk mund të arrijnë konsensus rreth një teme, përkatësisht rreth asaj se a të fusin në rend dite kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Kuvendin e Përgjithshëm të kësaj organizate, shkruan gazeta serbe Vecernje Novosti.

Meqë mendimet e anëtareve të këtij organi janë seriozisht kundërthënëse, para Kuvendit të përgjitshëm fillimi i të cilit është caktuar për 18 nëntor, do të dalë raportuesi i Komitetit i cili do të prezantojë argumentet e të gjitha anëtareve, e pastaj do të pasojë votimi, transmeton gazetametro.net.

Më Komitetin ekzekutiv, sipas gazetës serbe, janë “letrat pat”, sepse gjysma e anëtarëve nga shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën shtet (Rusia, Brazili, Moldavia, Afrika e Jugut, Nigeria e Alegjeria), ndërsa gjysma janë ato që e kanë njohur Kosovësn (Koreja e Jugut, Kanadaja, Franca, Belgjika, ShBA-të e Singapori).

Se çfarë përfundimi do të ketë në Kuvend, gazeta thotë se është zor të vlerësohet, sepse që Kosova të pranohet në radhët e organizatës policore, ajo duhe të fitojë shumicën prej dy të tretave të votave, gjë që, sipas gazetës, Serbisë i shkon për shtati, sepse abstenuesit në votim nuk numërohen.

Për këtë shkak, prandaj, thuhet se Beogradi në dy javët e ardhshme do të shtojë aksionin diplomatik, me të cilit anëtareve të Interpolit do t’ua paraqesë qëndrimin e Serbisë dhe, sipas tyre, pasojat e pranimit të mundshëm të Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë