Bayern Munich e ka nisur me trofe edhe sezonin e ri. ‘Bavarezët’ që fituan tripletën në sezonin e fundit, sonte fituan edhe Superkupën e Gjermanisë, transmeton Gazeta Metro.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka shënuar fitore në finale ndaj Borussia Dortmundit, në një ndeshje në të cilën u shënuan pesë gola.
Ndeshja e zhvillaur sonte në ‘Allianz Arena’ ka përfunduar me rezultatin 3-2. Vendasit fillimisht krijuan epërsi prej dy golave, falë golave të shënuar nga Coretin Tolisso e Thomas Muller në minutat 18 dhe 32.
Por, mysafirët nga Dortmundi arritën që ta barazojnë rezultatin me golat e shënuar nga Julian Brandt dhe Erling Haaland në minutat 39 dhe 55.
Megjithatë, në minutën e 82’të në skenë u shfaq Joshu Kimmich, i cili shënoi dhe vulosi fitoren e ‘Bavarezëve’. /gazetametro.net
🌟🏆 SUPERCUP-SIEGER 2020 🏆🌟#Mission5 ✅ pic.twitter.com/eYR2cHwrAK
— FC Bayern München (@FCBayern) September 30, 2020