Loading…

Specialja tregon se kur do ta marrin dozën e dytë të vaksinës Thaçi dhe të tjerët

  • 28/05/2021 | 12:21

Specialja tregon se kur do ta marrin dozën e dytë të vaksinës Thaçi dhe të tjerët

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe të tjerët do ta marrin në qershor dozën e dytë të vaksinës antiCOVID, shkruan Gazeta Metro.


Sot po mbahet seanca ndaj kryetarit të OVL-UÇK, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj në Gjykatën Speciale në Hagë.

Nga Zyra administrative në kuadër të Gjykatës Speciale janë dhënë detaje edhe për mos lejimin e vizitave të familjarëve të të paraburgosurve.

Një nga përfaqësuesit e kësaj zyre tha se një gjë e tillë ende nuk mund të lejohet për shkak se sipas tij, masat janë në fuqi për tërë Holandën dhe jo vetëm për Gjykatën Speciale.

Më tutje ai tha se në fillim të muajit qershor të paraburgosurit në Hagë do të marrin edhe dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

“Gëzohemi vetëm për nevojën për shëndetin e të gjithë të burgosurve për shkak të pandemisë. Ne i respektojnë rregullat që janë vendosur për të gjithë në Holandë. Kufizimet shikohen vazhdimisht. Është dëshira dhe synimi jonë që të hiqen këto kufizime. Vaksinimi i dytë i të paraburgosurve është parashikuar për në në qershor. Ka edhe persona të tjerë, si rojet e burgut e të tjerë që mund të kenë ndikim në politikat që ndiqen”, ka thënë ai.

Aktualisht në Hagë të paraburgosur janë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Pejtër Shala, Hysni Gucati dher Nasim Haradinaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë