Loading…

Specialja pa asnjë gjyqtar kosovar

  • 08/05/2017 | 09:18

Specialja pa asnjë gjyqtar kosovar

Kosova ka një institucion të vet që ua mohon të gjithë shtetasve punësimin. Është kjo Gjykata Speciale.


Formalisht, Gjykata që do të trajtojë pretendimet e senatorit Dick Marty për krimet që mund të jenë kryer nga pjesëtarë të UÇK-së, është pjesë e gjyqësorit të shtetit, e mbështetur në një marrëveshje ndërkombëtare, dhe është rilokuar në Hagë të Holandës, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo obligohet të respektojë liritë dhe të drejtat e njeriut të mishëruara në kapitullin e dytë të Kushtetutës, ku është e listuar edhe e drejta për mosdiskriminim në procesin e punësimit.

Por shtetasve të Kosovës nuk ua njeh as të drejtën e aplikimit jo vetëm për gjykatës e prokurorë, por as për punonjës të administratës.

Mohimi i kësaj të drejte kushtetuese është prezantuar hapur në uebfaqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, emërtim zyrtar ky për Gjykatën Speciale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë