Loading…

Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm, thotë Trendafilova

  • 29/11/2023 | 18:06

Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm, thotë Trendafilova

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka thënë se Gjykata Speciale mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm.


“Gjykata mund të shqiptojë dënime me burgim të përjetshëm. Gjykatësit mbështeten në Kodin Penal të Kosovës dhe mund ta marrin në konsideratë” këtë dënim, ka thënë Trendafilova gjatë një diskutimi me shoqërinë civile në Prishtinë, raporton EkonomiaOnline.

Ndryshe, vizita e Trendafilovës në Kosovë po vjen pak ditë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar vendosi t’ua pezullojë vizitat dhe komunikimet ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimi, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë si të akuzuar për krime lufte.

Gjyqtarja bullgare në korrik të vitit të kaluar e kishte anuluar vizitën e saj në Kosovë pas paralajmërimit për protestë nga Partia Socialdemokrate.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë