Publicisti Shkelzen Maliqi, thotë se Gjykata Speciale vërtetë është e dëmshme për Kosovën, dhe ajo ishte një fitore e Rusisë dhe Serbisë, që SHBA nuk arriti ta pengojë, por ndikimi i kësaj të fundit, bëri që ajo të ishte edhe më e pafavaroshme se sa që është tani, shkruan gazetametro.net.
“Gjykata speciale eshte fitore diplomatike e Rusise dhe Serbise, fale Dik Martit dhe raportit te forcave ne Keshillin e Evropes. SHBA-te nuk kane mundur ta pengojne, po kane rekomanduar qe te behet me pellqimin e Kosoves, si pjese e legjislacionit tone, sepse Gjykata gjithesesi do te krijohej me perberje dhe kondita me te pafavorshme”.
Maliqi, tutje thotë se këtë gjykatë tani nuk mund ta shfuqizojë Kuvendi i Kosovës, edhe nëse voton kundër saj.
“Kjo eshte e verteta e Gjykates, qe nuk mund te zhbehet edhe nese Kuvendi i Kosoves voton kunder saj”.
Fajtor për këtë gjykatë, Maliqi vlerëson se janë edhe veprimet që janë bërë pas luftës, e të cilat edhe kanë mundur të evitohen.
“Nuk eshte dashte te ndodh fare kjo gjykate, por as qe krimet e luftes dhe pasluftes ndaj civileve ne Kosove te neglizhohen nga gjyqesia e Kosoves”, ka thënë publicisti Maliqi. /gazetametro.net