Loading…

Specializanti e sulmon fizikisht infermierin në Klinikën Emergjente, këto janë detajet e rastit

  • 04/12/2021 | 15:50

Specializanti e sulmon fizikisht infermierin në Klinikën Emergjente, këto janë detajet e rastit

Një specializant i Ortopedisë e ka sulmuar fizikisht një infermier të Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan Gazeta Metro.


Gazeta Shneta  ka mësuar nga burime se shkak i këtij sulmi ka qenë një palë. Rasti është hapur edhe në Policinë e Kosovës.

Ndaj këtij sulmi ka reaguar edhe Sindikata e Infermierëve të Kosovës, të cilët e kanë quajtur akt të shëmtuar dhe të turpshëm nga mjeku.

“Pavarësisht rrethanave që mund të kenë quar deri tek përdorimi i dhunës fizike, përdorimi i saj ndaj infermierëve, sidomos kur kryhet nga një profesionist shëndetësor është akt i shëmtuar, i turpshëm dhe vepër e patolerueshme, pasi që ekzistojnë organet kompetente për trajtimin e shkeljeve, mosmarrveshjeve dhe kontesteve të të gjitha llojeve”.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës inkurajon organet e drejtësisë që rastit në fjalë dhe rasteve tjera të sulmeve fizike ndaj infermierëve t’u ipet përgjigjie e merituar. Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon nga SHSKUK / QKUK që të marrë masa diciplinore ndaj mjekut në fjalë”, thuhet në reagim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë