Loading…

Specat e Kosovës kërkohen edhe në tregun europian

  • 08/08/2022 | 08:44

Specat e Kosovës kërkohen edhe në tregun europian

Kultivuesit e specave në Kosovë kanë nisur eksportin e tyre jashtë vendit.


Sipas fermerëve, janë shtuar kërkesat për specat e Kosovës, sidomos në vendet skandinave.

Fermeri Mehdi Bersilla, i cili në Llugaxhi të Lipjanit ka mbi 8 hektarë të mbjellë me speca, tashmë ka nisur transportimin e tyre drejt Evropës. Javën që shkoi ai nisi për Suedi rreth 15 tonë speca. Të gjithë kulturën e specit prej 220 mijë kilogramësh, Bresilla planifikon ta eksportojë në shtetet skandinave.

“Këtë vit e kemi rritë sipërfaqen, se vitin e kaluar i kemi pas rreth 7 hektarë. Arsyeja pse e kemi rritë sipërfaqen, është sepse importuesi i cili i ka marrë prodhimet e tona, thotë se destinacionin e fundit ku kemi shku në Evropë, thotë konsumatorët janë nda të kënaqur, janë rritë kërkesat për këtë material të cilin na e kemi eksportua”, thotë fermeri Mehdi Bresilla për rtk.

Bresilla planifikon që të eksportojë edhe lakër, një nga kulturat që ai kultivon. Për dallim prej Bresillës, fermerit tjetër, Faton Avdiu, tregu i Kosovës po i del i mjaftueshëm.

“Sipërfaqja e jonë është sipërfaqe e vogël, pra kemi 60 ari edhe mund ta shesin shumë lehtë”, thotë fermeri Faton Avdiu. “Kjo është kulturë shumë e kërkuar”.

Tregu evropian viteve të fundit është hapur dhe ka interesim për produktet e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë