Loading…

Spanjë, shpërthen ‘lufta’ me domate |FOTO

  • 30/08/2018 | 19:41

Spanjë, shpërthen ‘lufta’ me domate |FOTO

“La Tomatina” është festivali ku nis një “luftë” e vërtetë me domate. Ky festival zhvillohet në qytezën e vogël Bunjol, pak kilometra larg Valensias, në Spanjë.


Mediat vendase shkruajnë se më shumë se 22 mijë vetë mbuluan me domate qytezën, në atë që konsiderohet si beteja më e famshme në botë.

Gjatë këtij festivali, njerëzit qëllojnë me domate njëri-tjetrin, duke krijuar një ambient tërësisht të kuq nga domatet që kthehen në salcë.

Ndërkohë thuhet se “Lufta e domateve” është frymëzuar nga një betejë për ushqimin mes fëmijëve të zonës në vitin 1945.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë