Loading…

Spanja: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, por as nuk do t’ua refuzojmë vizat atletëve kosovarë

  • 19/11/2018 | 17:11

Spanja: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, por as nuk do t’ua refuzojmë vizat atletëve kosovarë

Spanja nuk do ta ë ndryshojë qëndrimin e saj në lidhje me çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës ka deklaruar ministri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrell.

Ministri Borrel ka thënë se Spanja nuk do t’ua refuzojë vizat atletëve kosovarë, por ai ka ritheksuar se qëndrimi i shtetit spanjoll mbetet ai i vjetër, se nuk do ta njohë Kosovën edhe përkundër kërkesës së Komitetit Olimpik Ndërkombëtarm, njofton gazetametro.net.

Ai duke ironizuar me zyrtarit të lartë IOC’së, Pere Miro, tha se ai nuk është askush t’i tregojë Spanjës së çfarë qëndrime duhet të ketë ndaj Kosovës.

“Politika ndërkombëtare e Spanjës nuk diktohet nga IOC-ja, nuk do të pranojmë që një drejtor gjeneral i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të na tregojë neve se duhet ta njohim Kosovën. Kush mendon se është ai?”, ka thënë Borelli për radion spanjolle “Onda Cero”, njofton gazetametro.net

Por, ministri Borelli ka lënë të hapur mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nëse një gjë të tillë do ta bënte edhe Serbia, duke thënë se në atë rast nuk do të ishte më “shpallje e njëanshme e pavarësisë”.

“Nuk jemi më papë se Papa”, tha ministri Borelli.

Kujtojmë se Spanja pak ditë më parë mori vendim që të njohë simbolet dhe himnin e Republikës së Kosovës për ngjarje sportive që organizohen në këtë vend, kurse zyrtari i  IOC’së , Pere Miro, kishte kërcënuar se do ta përjashtojnë Spanjën nga organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare sportive nëse nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë