Loading…

Spalletti lëvdon Zhegrovën pas fitores ndaj Chelsea, i tërheqi edhe vërejtjen ama

  • 05/08/2026 | 23:08

Spalletti lëvdon Zhegrovën pas fitores ndaj Chelsea, i tërheqi edhe vërejtjen ama

Edon Zhegrova vazhdon të jetë një nga emrat më të spikatur te Juventusi gjatë fazës përgatitore, pasi shkëlqeu edhe në fitoren 1-0 ndaj Chelseat në miqësoren e zhvilluar në Hong Kong. Sulmuesi i Kosovës realizoi golin e vetëm të takimit pas një asisti të Kenan Yildiz, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua maksimalisht edhe nga trajneri Luciano Spalletti.


Italiani theksoi se nuk e çmon vetëm golin e Zhegrovës, por edhe angazhimin dhe mënyrën se si ai u paraqit gjatë gjithë ndeshjes.

“Zhegrova shënoi një gol të shkëlqyer, por gjëja më e rëndësishme ishte paraqitja dhe qëndrimi i tij gjatë gjithë ndeshjes”.

“Ai e humbi topin disa herë, por njëkohësisht tregoi se çfarë është në gjendje të bëjë kur e ka topin në këmbë. Një futbollist nuk duhet të ndalet kurrë së punuari për t’u bërë më i fortë”, deklaroi Spalletti.

Organizatorët e shpallën Zhegrovën lojtarin e ndeshjes, pasi përveç golit, ai kishte edhe momente shumë të bukura gjatë ndeshjes.

Brav’uomo: Edon Zhegrova më i miri në fitoren ndaj Chelsea, shënoi një gol të bukur

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë