Loading…

Deputetët votojnë Rezolutën për murin në Veri

  • 29/12/2016 | 08:07

Deputetët votojnë Rezolutën për murin në Veri

Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot do të mbajë seancë, ku do të shqyrtohen katër pika të rendit të ditës.


Siç njofton Kuvendi, seanca e sotme do të jetë vazhdim i seancës të së premtes, ku pritet të miratohet Rezoluta për murin e Mitrovicës.

Rendi i ditës:

1. Votimi i Projektligjit nr.05/L-119 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.05/L-043 për faljen e borxheve publike,

2. Votimi i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive,

3. Votimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,

4. Votimi i Propozim-rezolutës lidhur me ndërtimin e murit në mënyrë ilegale në pjesën Veriore të Mitrovicës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë