Loading…

Sot varroset personi që humbi jetën në aksidentin në Gjilan

  • 08/03/2019 | 12:01

Sot varroset personi që humbi jetën në aksidentin në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se të premtën, në ora 15:00, do të bëhet varrimi i Qerim Çoçajt, personit që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur të enjtën, në qendër të Gjilanit, transmeton Gazeta Metro.


‘Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se pas kryerjes së procedurave të obduksionit, varrimi i të ndjerit Qerim Çoçaj do të bëhet sot në ora 15:00, në varrezat e qytetit në Prizren. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Gjilan.

Ndërkaq, e pamja do të mbahet në Gjilan, tek shtëpia e të ndjerit.

Komuna e Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Çoçaj, shokëve, miqve e farefisit,’ thuhet në njoftim.

Ndryshe dje gjatë ditës, në qytetin e Gjilanit ndodhi një aksident zingjiror që i mori jetën një personi dhe plagosi afër 20 të tjerë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë