AAK’ja ka arritur të mbledhë nënshkrimet e duhura, për të thirrur për sot një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të diskutohet për arrestimin e liderit të tyre, Ramush Haradinaj. Seanca do të fillojë në orën 13:00.
Këtë e ka konfirmuar për gazetametro.net, zëdhënësi i AAK’së, Muharrem Nitaj. Ai ka arsyetuar thirrjen e kësaj seance, duke thënë se lirimi i Haradinajt është detyrë shtetërore.
“Aleanca konsideron se kthimi i Haradinajt në Kosovë është detyrë shtetërore”, ka thënë Nitaj.
Ndërkaq, AAK’ja kërkon edhe shkarkimin e ministres për Dialog, Edita Tahiri, dhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë./gazetametro.net