Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka paralajmëruar sot një konferencë për media, në të cilën pritet të realizohet thirrja e parë me kodin e ri telefonik +383.
Realizimi i thirrjes së parë teknike dhe fillimi praktik i kodit të ri shtetëror telefonik +383 pritet të bëhet në ora 10:30.
Kosova ka marrë kodin telefonik +383, nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) më 15 dhjetor.