Loading…

Sot raporti i ekspertëve për vdekjen e Astrit Deharit

  • 16/12/2016 | 08:15

Sot raporti i ekspertëve për vdekjen e Astrit Deharit

Sot publikohet raporti i ekspertëve të pavarur për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.


Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi, do të publikojë sot në mesditë raportin e ekspertëve të pavarur në rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Konferenca do të mbahet në zyrat e avokatit Gashi, ku do të publikohet raporti i autopsisë mjeko -ligjore i ekspertëve të pavarur Dr.Besim Ymaj nga Tirana-Shqipëria dhe Dr. Besim Latifaj, FRCPath Consultant Pathologist nga Anglia, të cilët kanë marrë pjesë gjatë obduksionit më 07 nëntor të këtij viti.

Sipas Avokatit Gashi, gjatë konferencës për media do të publikohen edhe fotografi të cilat e mbështesin raportin e ekspertëve të pavarur dhe do të sqarohet konkluzioni mbi shkaqet e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë