Sot pritet të rrënohet muri i ndërtuar ilegalisht pranë urës së lumit Ibër në Mitrovicë.
Marrëveshja është arritur dje në Prishtinë mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunës së Mitrovicës Veriore. Kjo marrëveshje është votuar dje nga Asambleja Komunale e Mitrovicës Veriore.
Kurse, gjatë ditës së djeshme janë bërë të gjitha përgatitjet për rrënimin e murit.
Muri i ndërtuar në pjesën veriore të Urës mbi lumin Ibër, ka ngritur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa për rrënimin e tij, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një resolute që parashihte rrëzimin e murit deri në fund të muajit janar. /gazetametro.net.