Loading…

Sot nisin punimet tek muri, tash mur me “kontrollor”

  • 07/02/2017 | 08:20

Sot nisin punimet tek muri, tash mur me “kontrollor”

Qeveria e Kosovës nuk e ka publikuar planin e ndryshuar për projektin e ndërtimit të sheshit në Mitrovicë.


Por, në tri skica të cilat i ka siguruar gazeta, shihet se përgjatë hapësirës ku ka qenë muri ilegal, do të ndërtohet një bazament i ri konstruktiv nga betoni me një lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi 120 centimetrash.

Edhe kryetari Goran Rakiq, ka thënë se plani i dakorduar nga të gjitha palët, parasheh një strukturë tjetër betoni, të cilit do t’i shtohen vetëm disa shtylla lëvizëse. Ato do të ulen në tokë vetëm për raste emergjente.

Punimet në sheshin “Mbreti Petar”, do të nisin sot (e martë).

Mbi pjesën e murit, sipas skicës, do të vendosen disa pemë të cilat do t’ia rrisin lartësinë strukturës së betonit. Veriorët pasi kishin hequr zhavorrin patën mbjellë disa pisha në vazo betoni mbi urën e Ibrit, duke e quajtur ‘Parku i Paqes’, shkruan Koha Ditore.

Prishtina zyrtare kishte kundërshtuar ndërtimin e këtij “parku”. Pas një marrëveshjeje të dakorduar në Bruksel, në gushtin e vitit 2015, nga ura e Ibrit ishte larguar i ashtuquajturi “Park i paqes”. Me marrëveshjen e re, e gjithë zona prej ku nis Mitrovica Veriore do të jetë park dhe hapësirë dedikuar vetëm për lëvizjen e këmbësorëve.

Muri, parku

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë