Loading…

Sot nis vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 bvjeç

  • 08/04/2021 | 08:00

Sot nis vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 bvjeç

Sot fillon vaksinimi antiCOVID-19 i personave mbi moshën 85 vjeçare, shkruan Gazeta Metro.


Vaksinimi i kësaj grup-moshe do të bëhet fillimisht në Prishtinë dhe në komunat Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri, si dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.

Vaksinimi bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (Njësia e vaksinimit) në komunat e lartpërmendura, me përjashtim të Prishtinës, ku vaksinimi bëhet në sallën “1 Tetori”.

Ndërsa, për grup-moshën nga 80-84 vjeç, vaksinimi nis më 11 prill 2021, në të njëjtat vende të vaksinimit dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të tjera ku do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19.

Personat e këtyre grup-moshave, do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në adresën ekosova.rks-gov.net, ku mundësia e aplikimit është ende e hapur./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë