Loading…

Sot në Dubai votohet për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

  • 20/11/2018 | 08:28

Sot në Dubai votohet për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Sot në Dubai do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, kjo pasi që Asambleja e Përgjithshme do ta ketë në rend dite votimin për anëtarësimin e shtetit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.


Dje Serbia u mundua që të ndryshojë agjendën e Asamblesë së Përgjithshme për votimin e Kosovës si anëtare në INTERPOL, por kjo nismë e tyre dështoi pasi u refuzua dhe u hodhë poshtë kërkesa e tyre nga kryesuesi, njofton gazetametro.net.

Nismë e Serbisë për ta ndryshuar agjendën e INTERPOL’it u përkrahë vetëm nga pesë shtetet anëtare të kësaj organizate, por ajo që ra në sy dhe bëri bujë shumë të madhe nga mediat serbe dhe politika në Beograd, është mbështetja Rusisë ndaj kësaj agjende për ta mos ndryshuar.

Sipas burimeve të mediave në Serbi, thuhet se Presidenti rus Vladimir Putin, nuk e ka penguar Kosovën që të vendoset për votim në Asamblenë e INTERPOL’it.

Ndërsa procesi i votimit mund të zhvillohet dy herash sot, nëse në rrethin e parë nuk sigurohen vota të mjaftueshme, njofton gazetametro.net.

Kujtojmë se ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar se votimi për anëtarësim të Kosovës në Interpol do të mbahet të martën./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë