Loading…

Sot mblidhet kryesia e Kuvendit, mësohen pikat e rendit të ditës

  • 31/05/2021 | 08:15

Sot mblidhet kryesia e Kuvendit, mësohen pikat e rendit të ditës

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në orën 12:00 për të diskutuar pikat e rendit të ditës dhe përgatitjet për seancën e re plenare, shkruan Gazeta Metro.


Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”,

5. Votimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

6. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,

7. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19,

8. Propozimi i një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë