Loading…

Sot mbahet protestë para Qeverisë

  • 16/06/2021 | 08:09

Sot mbahet protestë para Qeverisë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mbajnë sot një protestë duke filluar nga ora 11:00 para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.


Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka thënë se protesta do të fillojë nga ora 11:00.

Në njoftimin për protestë të Lotarisë thuhet se punëtorët s’kanë marrë pagë që një vit dhe se përkundër premtimit të Qeverisë se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët, një gjë e tillë s’ka ndodhur.

“Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e pandemisë COVID-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre. Gjithashtu paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës”,

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë