Loading…

Sot matje për të parë nëse muri është brenda projektit

  • 09/12/2016 | 13:23

Sot matje për të parë nëse muri është brenda projektit

Sipas informatave dhe disa burimeve të KTV-së brenda Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sot pritet që të bëhet matja gjeodezike e murit dhe zonës përreth, për të parë nëse interferon muri në krahasim me projektin për rivitalizimin e urës.

Në projekt bëhet fjalë edhe për rrugën “Mbreti Peter”, që ka qenë rrugë e qarkullueshme për vetura, e që Komuna e Veriut po e shndërron në shesh.

Muri në Veri

Sipas po të njëjtave burime, thuhet se nëse hipotetikisht rezultatet e matjeve dalin që muri nuk interferon në projektin e BE-së, prapë se prapë muri është i jashtëligjshëm, sepse projekti i BE-së parasheh që të ketë pamje vizuale nga jugu në veri dhe anasjelltas. Ndërsa qasja në të dy anët duhet të jetë edhe fizikisht.

Pritet që ky raport dhe pikat të bëhen publike sot pasdite.

Në vendngjarje kanë qenë edhe disa inspektorë komunalë, të cilët janë larguar prej aty.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë