Loading…

Sot marshohet në Shkup për katërshen e UÇK’së

  • 15/09/2026 | 08:06

Sot marshohet në Shkup për katërshen e UÇK’së

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se të martën e 15 shtatorit do të organizohet një marshim në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në prag të aktgjykimit në Hagë.


Sipas njoftimit, marshimi do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, në orën 18:00.

“LIRI PËR ÇLIRIMTARËT! Forumi Rinor Shqiptar organizon aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar”, thuhet në njoftim.

Organizatorët kanë ftuar të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në këtë marsh, për të përçuar mesazhin dhe mbështetjen për lirimin e katërshes së UÇK-së.

Ata kanë shtuar se UÇK-ja është pjesë e historisë shqiptare.

“UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve. Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi. Të gjithë bashkë për drejtësi. Të gjithë bashkë për çlirimtarët!”, është thënë në njoftim.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë