Loading…

Sot janë mbledhur gjykatësit e Speciales

  • 16/03/2018 | 15:04

Sot janë mbledhur gjykatësit e Speciales

Për dy ditë, në Hagë gjykatësit e Tribunalit Special kanë diskutuar dhe janë informuar për detyrat e tyre. Kjo ka qenë plenarja e tretë e gjyqtarëve të gjykatës speciale.


“Më 15 dhe 16 mars 2018, Gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mblodhën në Hagë për Plenaren e tretë. Me miratimin, rishqyrtimin dhe hyrjen në fuqi të Rregullores së Procedurës dhe të Provave gjatë Plenares së parë dhe të dytë mbajtur në vitin 2017, në korrik të atij viti gjykatësit krijuan kushtet që Dhomat e Specializuara të jenë plotësisht funksionale në aspektin gjyqësor. Duke qenë se Rregullorja nuk është provuar ende në praktikë, kësaj radhe nuk ishte e nevojshme të propozohen ose diskutohen ndryshime të saj”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata ka njoftuar më detajisht rreth kësaj mbledhje, duke shtuar se gjykatësit u njoftuan për veprimtarinë e Zyrës Administrative gjatë vitit të kaluar.

“Në Plenare gjykatësit u informuan për veprimtaritë e Zyrës Administrative gjatë vitit të kaluar, të cilat kanë mundësuar edhe më tej zbatimin efikas të mandatit të Dhomave të Specializuara. Gjatë diskutimeve, gjykatësit u përqendruan në detyrat për t’u realizuar në të ardhmen. Në pajtim me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit tё Specializuar, të gjithë gjykatësit e Dhomave të Specializuara janë pjesë e Regjistrit të gjykatësve, por nuk marrin kurrfarë pagese apo përfitimi vetëm nga fakti se bëjnë pjesë në këtë Regjistër”, bëhet e ditur në këtë njoftim.

Gjykatësit ata janë fizikisht të pranishëm në selinë e Dhomave të Specializuara vetëm sipas nevojës, me kërkesë të Kryetares, për të ushtruar funksionet që kërkojnë praninë e tyre.

Një shembull i tillë, sipas njoftimit janë Plenaret, që synojnë shkëmbimin e mendimeve midis gjykatësve dhe që zakonisht mbahen në prani të tyre në mjediset e Dhomave të Specializuar.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë