Loading…

Sot hyn në fuqi një nga marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

  • 02/07/2022 | 08:06

Sot hyn në fuqi një nga marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

Nga sot hyn në fuqi marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.


Shqipëria dhe Kosova prej sot kanë në fuqi marrëveshjen për sigurimet shoqërore që sipas zyrtarit Astrid Hado, u garantua pas negociatave që filluan në vitin 2020.

Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në rrjetet shoqërorë shkruajti se kjo paketë mbron të drejtat shoqërore.

Sipas tij kjo marrëveshje “do të do të shërbejë, për të tashmen dhe për brezat e ardhshëm në të dy vendet”.

Negociatat mes Shqipërisë dhe Kosovës siç thotë drejtori Hado, kaluan me sukses të gjitha proceset e nevojshme.

“Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbetet i angazhuar për të çuar përpara këto marrëveshje që garantojnë trajtim të barabartë për qytetarët dhe sigurojnë njohjen e viteve të punës”, – thekson Hado.

Marrëveshja shumë e rëndësishme siguron trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve, në njohjen e periudhave të sigurimit dhe të kontributeve ndërsjelltas në Kosovë dhe në Shqipëri.

Marrëveshja administrative në fushën e sigurimeve shoqërore, u negocia nga Shqiëpria dhe nga Kosova pas ratifikimit në të dy Kuvendet.

Raundi i tretë i bisedimeve për hartimin e marrëveshjes dhe elementëve teknikë të zbatimit u krye në 23 dhe 24 maj 2022./rtk/

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë