Facebook sapo i ka bërë 15 vite që nga dita kur u krijua, transmeton Gazeta Metro
Duke përdorur observimin e historianit Melvin Kranzberg që ‘ teknologjia nuk është as e mirë as e keqe por është neutral’ mund të themi se facebook është një mjet i thjeshtë i ngjashëm me telefonin ose televizionin.
Këto kanale mund të përdoren për të transmetuar informacione të cilat mund të jenë të këqia ose të mira, të vërteta ose gënjeshtra pa e mbajtur përgjegjësinë se çfar shfaqet në këtë platformë.
Megjithatë Facebook nuk duhet të shihet vetëm si një mjet i thjeshtë apo si teknologji neutrale; ai është një industri multibilionshe./gazetametro.net