Sot shënohet Dita ndërkombëtare e studentëve, datë kjo që shënohet si simbol i luftës për edukim demokratik.
Kjo ditë përkujton po ashtu 17 nëntorin e vitit 1939, kur forcat naziste kanë ekzekutuar 20 studentë çekosllovakë, të cilët kanë protestuar kundër pushtimit.
Në atë kohë, mbi 1,200 studentë janë dërguar në kampe të përqendrimit, ndërsa universitetet janë shndërruar në kazerma.