Loading…

Sot ‘El Clasico’: Real Madrid dhe Barcelona luftojnë vetëm për 3 pikë, formacionet e mundshme

  • 10/04/2021 | 10:11

Sot ‘El Clasico’: Real Madrid dhe Barcelona luftojnë vetëm për 3 pikë, formacionet e mundshme

Ndeshja e sotme mes Real Madrid dhe Barcelonës pritet të jetë një nga El Clasicot më të zjarrta në vitet e fundit.


Kjo për faktin se të dy skuadrat janë në garë për titull dhe në qoftë se njëra humbet pikë, atëherë do mund ta shihte veten jashtë garës për titull, shkruan lajmi.net.

‘Galaktikët’ në këtë ndeshje do hynë me disa mungesa kryesore në formacion, ku Sergio Ramos, Dani Carvajal dhe Eden Hazard janë të lënduar. Raphael Varane mungon shkaku i COVID-19.

‘Blaugranët’ janë në avantazh sa i përket punës së lëndimeve, pasi vetëm Ansu Fati dhe Coutinho nuk janë të gatshëm.

Më poshtë, janë të paraqitur edhe formacionet e mundshme për këtë ndeshje.

Real Madrid: Courtois; Vazquez, Militao, Nacho, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Vinicius

Barcelona: Ter Stegen; Mingueza, De Jong, Lenglet; Dest, Pedri, Busquets, Alba; Griezmann, Messi, Dembele

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë