Loading…

Sot 20 vite më parë nisi gjykimi ndaj kriminelit Milosevic

  • 12/02/2022 | 08:21

Sot 20 vite më parë nisi gjykimi ndaj kriminelit Milosevic

Gjyqi i ish-presidentit të Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviqit kishte filluar më 12 shkurt të vitit 2002, në gjykatën e krimeve të luftës të Kombeve të Bashkuara në Hagë në Holandë, nën akuzat për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.


Millosheviq ka shërbyer si avokat për veten e tij për pjesën më të madhe të gjykimit të gjatë, i cila përfundoi pa një vendim kur i ashtu-quajturi “Kasapi i Ballkanit”, u gjet i vdekur në moshën 64 nga një sulm në zemër në qelinë e tij më 11 mars, 2006.

Millosheviqi u akuzua për krime kundër njerëzimit për operacionet e ushtrisë serbe në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

Ai po ashtu u akuzua për vrasjen në mënyrë barbare të Ivan Stambolliqit, mentorit të tij nga vitet e 80-a dhe kundërshtarit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000.

Millosheviqi u gjet i vdekur në Hagë më 11 mars 2006 disa muaj para se të përfundojë gjykimi i tij në Hagë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë