“Më shumë tinguj tani e përgjithmonë” është koncerit humanitar që do t’i bashkojë disa emra të muzikës sonë me sopranon botërore Maria Jose Siri , që do të mbahet me 27 janar në Tiranë.
Spitali Amerikan me rastin e 10 vjetorit të tij ka organizuar një koncert bamirësie në kryeqytetin shqiptar, me shumë emra të njohur të artistëve si Rona Nishliu, Josif Gjipali, Kastriot Tusha, Mario Karaj, Dren Abazi dhe Sindi Mamaqi, dhe me sopranon botërore Maria Jose Siri, një yll i skenës ndërkombëtare e cila do të sjell ngjyrat e teatrit “La Skala” në Tiranë, transmeton gazetametro.net
Koncerit do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke filluar nga ora 20:00.
Të ardhurat nga shitja e biletave shkojnë për vendosjen e implantit koklear tek fëmijët që kanë lindur me probleme në dëgjim. /gazetametro.net