Loading…

Sophia është zogu më i vjetër në botë, 68 vjeçe dhe do të bëhet nënë për herë të 37’të

  • 21/06/2022 | 20:28

Sophia është zogu më i vjetër në botë, 68 vjeçe dhe do të bëhet nënë për herë të 37’të

Wisdom, një albatros Laysan që vlerësohet të jetë zogu më i vjetër i egër në botë, është kthyer në shtëpi në Atollin Midway në SHBA dhe po përgatitet të bëhet nënë për herë të 37-të.


Mosha në dukje e avancuar 68-vjeçare dhe shëndeti i saj i mirë ishin dy karakteristikat që i shtynë shkencëtarët ta emërtonin albatrosin “Wisdom”.

Biologët kanë vëzhguar albatrosin për shumë vite dhe kanë regjistruar mënyrën si ka mbijetuar.

Sophia u zbulua në vitin 1956 nga biologu Chandler Robbins, i cili vlerësoi se ajo ishte pothuajse 5 vjeç në atë kohë. Biologu dhe zogu ‘u takuan’ përsëri në vitin 2002 kur u kthye në Atoll.

Është e habitshme se sa shpesh albatrosët kanë një jetëgjatësi më të gjatë se studiuesit e tyre. Robbins vdiq në vitin 2017 në moshën 98-vjeçare.

Ashtu si shumë albatrosë, Sophia kthehet pothuajse çdo vit në zonën ku lindi për të ndërtuar folenë dhe çiftin e saj.

Një tjetër element mahnitës i jetës së këtyre zogjve është preferenca e tyre për monogaminë e tyre, pasi ata krijojnë lidhje me shokët për pjesën tjetër të jetës.

Albatrosët bëjnë vetëm një vezë në të njëjtën kohë dhe rritin të vegjlit e tyre së bashku. Biologët janë të emocionuar për Sofinë dhe presin me ankth që veza e saj të çelet pas disa javësh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë