Sonte në orën 20:30 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës. Kjo mbledhje është vendosur që të mbahet pak më parë dhe si pika të rendit të ditës janë 19, ndërkohë që 17 janë nga shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.
Këtë lajmë për Telegrafin e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj
Telegrafi ka kontaktuar edhe me anëtaren e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti për të parë nëse do të jenë pjesë e kësaj mbledhje. Dërguti ka thënë se ende nuk kanë vendosur.
“Ende nuk kemi vendosur, të shohim”, u shpreh ajo.
Më poshtë disa nga pikat e rendit të ditës së kësaj mbledhje:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës
- Koha për pyetje parlamentare
- Miratimi i procesverbalit nga seancat e mëparshme
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin Shëndetësor
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë (për miratimin e këtij Projektligji kërkohen të paktën 61 vota “për” prej tyre 11 vota “për” të komuniteteve që nuk janë shumicë)
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore.

