Loading…

Sondazhi i KDI’së: Cila parti politike prin me vota

  • 04/07/2018 | 12:40

Sondazhi i KDI’së: Cila parti politike prin me vota

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot konferencë për media gjatë së cilës janë shpalosur rezultatet e sondazhit me opinionin publik, lidhur me fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi dhe çështjet aktuale që janë trajtuar se fundi nga partitë politike si zgjedhjet e parakohshme.

Violeta Haxholli nga KDI, raporton Kallxo, ka bërë të ditur se sa i përket pyetjes drejtuar qytetarëve të Kosovës se çfarë presin ata që të përmbajë marrëveshja përfundimtare në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, 61% e tyre kanë deklaruar se presin që kjo marrëveshje të përmbajë njohjen shtetit të Kosovës nga Serbia, 56% anëtarësimin e Kosovës në OKB, 22% shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, 25% autonomi të zgjeruar për serbët e Kosovës.

Në vazhdim qytetarët janë pyetur mbi pranushmërinë e rezultateve nga kjo marrëveshje.

Bazuar në sondazh, Haxholli ka thënë se “97% e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se do të pranonin që rezultati i bisedimeve të fazës finale të jetë njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia. Ndërkaq të gjithë qytetarët nga komuniteti shqiptarë e pranojë këtë opsion kurse 91% të komunitetit serb kanë deklaruar se nuk do të pranonin njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia”.

Kurse, Jeta Krasniqi nga KDI tha se në pyetjen se kush duhet të udhëheq grupin negociator të Kosovës në bisedimet me Serbinë, 44% e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se duhet ta udhëheq Presidenti i Kosovës, 31% e tyre mendojnë se duhet ta udhëheqin liderë nga opozita dhe 25% janë të mendimit se grupin negociator në bisedime me Serbinë duhet ta udhëheq Kryeministri i Kosovës.

Në pyetjen se a mendojnë qytetarët e Kosovës se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do ta largoj përfundimisht ndikimin e Serbisë nga Kosova, Krasniqi ka bërë të ditur se 48% e të anketuarve mendojnë se kjo nuk do të ndodhë me marrëveshjen përfundimtare.

Krasniqi ka theksuar se qytetarët janë pyetur nëse do të votonin në rast se zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën e ardhshme. 45.3% kanë thënë se do të votonin definitivisht, 29.8% ndoshta do të votonin, 6.9% me gjasë nuk do të votonin, 8.8% definitivisht nuk do të votonin, 3.2% kanë deklaruar se nuk e dinë dhe 6.1% kanë refuzuar të kthejnë përgjigje.

Kurse të pyetur se për cilën parti politike do të votonin, vetëm nga votat e deklaruara: 30.8% kanë dhënë se do të votonin për Lidhjen Demokratike të Kosovës, 23% për Partinë Demokratike të Kosovës, 21.2% për Lëvizjen Vetëvendosje,  10.4% për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, 6.3% Nisma Socialdemokrate, 2.4% Partia Socialdemokrate, 2% Lista Serbe dhe 4.1% të tjera.

Janë 11.6% e të anketuarve që kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë