Loading…

Sondazh: 70% duan zgjedhje edhe pa PD’në

  • 07/05/2017 | 23:29

Sondazh: 70% duan zgjedhje edhe pa PD’në

70% e votuesve shqiptarë duan që zgjedhjet të mbahen më 18 qershor edhe nëse në to nuk merr pjesë Partia Demokratike.


Ndërsa 1 milionë e zgjedhësve do të votonin 17 partitë e regjistruara tashme për zgjedhjet. Këto janë të dhënat që djalin nga një sondazh elektronik kombëtar realizuar nga “Follow Business Albania”, sondazhi është realizuar nga Eduard Zaloshnja.

Janë pyetur 2 mijë persona të moshës nga 18 deri ne 64 vjeç duke i përzgjedhur për të përfaqësuar sa më mirë të gjithë elektoratin shqiptar, politikisht, por edhe demografikisht.

Sipas këtij sondazhi tregon 72 % e votuesve mendojnë se bllokimi i zgjedhjeve nga mbështetësit e opozitës do të ndikonte negativisht në ekonominë shqiptare. Marzhi maksimal i gabimit statistikor për vlerësimet është plus/minus 2.7 pikë përqindjeje.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë