Loading…

Sokol Havolli sfidon krejt ekonomistët e PDK’së

  • 06/06/2017 | 17:46

Sokol Havolli sfidon krejt ekonomistët e PDK’së

Kandidati për deputet i LDK-së, Sokol Havolli, ka sfiduar njohësit e ekonomisë të PDK’së.


Përmes një shkrimi në Facebook, Havolli ka shprehur gatishmërinë për debat me cilindo prej, siç ka thënë ai, të PAN-ikuarve.

“Si “ekonomist i dyshimtë” sipas standardeve të mediave të disa ish-ministrave të PAN-ikut, jam i gatshëm për debat me cilindo prej juve të PAN-ikuarve. Në median tuaj, me gazetarin tuaj. Me minutat shtesë (referin tuaj). Ama aman dilni. Nëse tutni vet, merrni krejt këshillat e përgjithshëm të partive të koalicionit të PAN-ikut. Unë vij veç vet!”, ka shkruar Havolli.

Kujtojmë që zyrtarët e PDK’së kanë refuzuar disa herë pjesëmarrjen në debate gjatë fushatës.

Sokol Havolli, është kandidat i Koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe ka numrin 101 në listën e kandidatëve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë