Loading…

Sokol Halili dyshohet se edhe një natë më herët ishte në QKUK, e priste viktimën në oborr

  • 01/12/2022 | 09:04

Sokol Halili dyshohet se edhe një natë më herët ishte në QKUK, e priste viktimën në oborr

Janë bërë më shumë se 14 orë nga vrasja makabre e Hamide Magashit nga ish-burri i saj, Sokol Halili. Vrasësi i gruas nga Shtimja vazhdon të jetë ende në arrati pas vrasjes së 35 vjeçares në oborrin e QKUK-së.


Mediat ka kontaktuar me njëren nga gratë shtatzënë që kishte kontakt me të ndjerën ditëve të fundit.

Ajo në kushte anonimiteti ka thënë se ish-burri i saj, Sokol Halili edhe një natë më parë ka qenë te QKUK-ja dhe e ka ftuar disa herë që të del në oborrin e gjinekologjisë për të kontaktuar me të.

“Më ka treguar që ka qenë e ndarë me burrë dhe ka patur probleme të vazhdueshme edhe gjatë shtatëzanisë ngase ai e ka kontaktuar vazhdimisht. Një natë para vrasjes e ka thirr tërë kohën që të dal jashtë në oborr, por që nuk pranonte të dilte. Më tregoi shkurt edhe se çfarë i tha ish-burrit. Më thonte se i shkroi se nuk ka çfarë kërkon nga ajo dhe se fëmija është i saj” ka thënë njëra nga shoqet e repartit të gjinekologjisë në kushte anonimiteti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë