Loading…

Sokol Balla pëson infarkt, çohet me urgjencë në spital

  • 22/03/2022 | 20:15

Sokol Balla pëson infarkt, çohet me urgjencë në spital

Sokol Balla i sapo rikthyer në postin e drejtorit të informacionit te Top Channel ka pësuar një infarkt sot dhe gjendet në spital, shkruan Gazeta Metro.


Ende nuk dihen detaje të tjera deri tani për gjendjen e tij, por dihet vetëm që është në spital, ku ka shkuar me urgjencë.

Kujtojmë se Balla është një gazetar me shumë përvojë dhe eksperiencë, me poste drejtuese në disa nga televizionet kryesore të vendit.

Ai u bë i njohur ku për shumë vite drejtoi redaksinë e lajmeve, po ashtu kishte emisionin e tij ‘Top Story’, dy herë në javë.

Më pas provoi edhe televizione të tjera, si Vizion + apo së fundmi News 24. Po ashtu njihet për shkrimet dhe analizat e tij të shpeshta në revista e gazeta.

Nuk dihet nëse ka pasur edhe më parë probleme me shëndetin, pasi është njëri që merret me sport, ushqehet mirë, ndaj është pak habi kur dëgjon një lajm të tillë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë